Aktualitet

Emri/ Gjendet i pajetë berberi në Himarë

               Publikuar në : 16:04 - 22/10/20 liberale

Një 43-vjeçar, shtetasi Bujar Çela, është gjetur i pajetë në orët e para të ditës së djeshme në Himarë, aty ku punonte si berber.

Ai është gjetur i pajetë brenda berberhanes së tij, ndërsa policisë i është dashur të thyejë xhamat për të hyrë brenda saj. Nga burimet është raportuar si vdekje aksidentale.

Sipas burimeve jozyrtare, 43-vjeçari ka harruar motorin ndezur natën, e më pas ndotja ka shkaktuar asfiksim të tij. Policia ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa ka dyshime për vdekjen e 43-vjeçarit, pasi ai është gjetur në tualet.

Familja e Bujar Çelës jeton në Librazhd, ndërsa ai punonte dhe jetonte i vetëm në Himarë.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back