Aktualitet

Emri/ Detajet e policisë: U gjet në kanal, 37-vjeçarja e zhdukur prej ditësh

Shkruar nga Liberale
Emri/ Detajet e policisë: U gjet në kanal, 37-vjeçarja e

Të tjera detaje dalin pas ngjarjes tronditëse në Shkodër.

Gruaja që u gjet e pajetë buzë një kanali në Shkodër dyshohet të jetë vrarë.

Ajo ishte me origjinë nga Tropoja, ndërsa Policia e Shkodrës bën me dije se Leze Qosja jetonte në lagjen Dobraç të qytetit, në shtëpinë e motrës së saj.

Motra e saj bëri denoncimin në polici, që më 8 maj, pasi rezultoi ishte zhdukur.

Nga hetimet e para rezulton se 37-vjeçarja Leze Qosja u dhunua për vdekje dhe u la pranë një kanali.

Trupi u gjet sot pjesërisht i dekompozuar.

Pritet mbërritja e ekspertëve për të përcaktuar shkaqet e vërteta të vdekjes së 37-vjeçares.  /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH