Aktualitet

Emri/ Bie nga skela, ndërron jetë punëtori në Fier

Shkruar nga Liberale
Emri/ Bie nga skela, ndërron jetë punëtori në Fier

Një 50 vjeçar ka humbur jetën në Fier teksa ishte duke punuar në banesën e një shtetasi dhe ka rënë aksidentalisht nga skela e katit të dytë.

Shtetasi është identifikuar si Besnik Dine.

"Sot rreth orës 11:30, në lagjen “11 Janari” Fier, shtetasi B. D., 50 vjeç, banues në Fier, duke punuar në banesën e shtetasit F. Y., ka rënë nga skela e katit te dytë.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, shtetasi B. D ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.", njofton policia. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH