Një 63 vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga lartësia, teksa ishte duke krasitur pemët pranë banesës së tij.
Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në lagjen “2 Dhjetori”, Çorovodë ndërsa 63-vjeçari Kujtim Kola nuk ka arritur të mbijetojë,
“Më datë 25.01.2023, rreth orës 11:40, në lagjen “2 Dhjetori”, Çorovodë, shtetasi K.K., 63 vjeç, duke krasitur pemët në banesën e tij, është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Mësohet se, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.