Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga pallati në lagjen Konferenca e Pezës në Fier.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orën 09:15, ndërsa mësohet se 60-vjeçari i identifikuar si Siri Runaj ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte në katin e shtatë.
Ende nuk ka një njoftim nga policia, por sipas mediave lokale mendohet që 60 vjeçari të ketë rënë aksidentalisht nga ballkoni. /Gazeta Liberale