Aktualitet

Arrestohet shqiptari që kërkohej nga Greqia, ja pse akuzohet

Shkruar nga Liberale
Arrestohet shqiptari që kërkohej nga Greqia, ja pse akuzohet

Policia e Korçës ka vënë në pranga një shqiptar i cili akuzohet për kryerjen e dy veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufijve”.

Policia njofton se është arrestuar shtetasi me inicialet B,B, 51 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor me 5 vjet burg dhe tashmë pritet ekstradimi i tij drejt shtetit fqinj.

Njoftimi i policisë:

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana, Strukturave të Hetimit të Krimit në DVP Korçë dhe Policisë Greke, u bë e mundur kapja e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar në Greqi dhe ekstradimi i tij nëpërmjet Pikës Kufitare të Kapshticës.

Si rezult i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë dhe shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Greqi e shtetasit B.B., 51 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë, si edhe ekstradimi i tij në drejtim të vendit tonë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr. 190, datë 26.04.2012, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 5 vjet burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufijve”. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH