Aktualitet

Emri/ Arrestohet 30 vjeçari që bënte namin me vjedhje në Gjermani, të ardhurat i sillte në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Emri/ Arrestohet 30 vjeçari që bënte namin me vjedhje në

Policia e Durrësit ka arrestuar një 30 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për 23 vjedhje të kryera në Gjermani.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Andera Lezi, pasi në bashkëpunim me shtetasin G. O., për një periudhe 3-vjeçare, kanë kryer 23 vjedhje në shtetin gjerman, ndërsa të ardhurat që përfitonte nga vjedhjet, Lezi i dërgonte në Shqipëri.

“Vihet në prangat 30-vjeçari i shpallur në kërkim për 23-vjedhje. 30-vjeçari i ka kryer vjedhjet në Gjermani dhe pas dokumentimit të këtyre vjedhjeve nga autoritetet gjermane, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. L., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me shtetasin G. O., për një periudhe 3-vjeçare, kanë kryer 23 vjedhje në shtetin gjerman. Të ardhurat që përfitonte nga vjedhjet, shtetasi A. L. i dërgonte në Shqipëri. Shtetasi G. O. është dënuar nga autoritetet gjyqësore gjermane, me 4 vjet burgim”, njofton policia.

Sipas njoftimit të policisë, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, pas dokumentimit të vjedhjeve nga shteti gjerman, më datë 04.06.2021, ka caktuar për shtetasin A. L., masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Po ashtu, në njoftimin e policisë thuhet se, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH