Aktualitet

Emri/ Arrestohet pedagogu i Universitetit të Korçës

Shkruar nga Liberale
Emri/ Arrestohet pedagogu i Universitetit të Korçës

Policia ka arrestuar një pedagog të Universitetit të Korçës, nën akuzat për korrupsion.

Sipas News 24 mësohet se në pranga ka rënë pedagogu i Shkencave Sociale të Uniiversitetit Fan Noli, Alket Dino.

Po ashtu, policia prangosi edhe Xhevi Dervishin, që dyshohet se luante rolin e sekserit.

Devishi ka ndërmjetësuar në dhënien e parave, nga studentët tek pedagogu i lëndës Dervishi.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.D., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe atyre Humane) dhe Xh. D., 35 vjeç (sekser) të dy banues në Korçë.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50 000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH