Aktualitet

Emri/ Arrestohet në Sarandë 37-vjeçari nga Kosova

Shkruar nga Liberale
Emri/ Arrestohet në Sarandë 37-vjeçari nga Kosova

Një 37 vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi akuzohet për disa grabitje në këtë qytet. Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi Ardian Gashi, banues në Prishtinë.

Gjithashtu janë sekuestruar 2 armë të ftohta (thika), që 37-vjeçari i mbante në automjet.

“Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Same”. Vihet në pranga një 37-vjeçar, autor i dyshuar i 3 vjedhjeve, në lagjen nr. 1, Sarandë. Sekuestrohen 2 armë të ftohta (thika), që ky shtetas i mbante në automjet. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Same”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: – A. G., 37 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, për të cilin Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi, për veprën penale “Vjedhja”. Shtetasi A. G. dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve, në lagjen nr. 1 të qytetit të Sarandës, konkretisht: – Më datë 26.04.2022, dyshohet se ka vjedhur motorin e një mjeti lundrues të ankoruar, në pronësi të shtetasit T. M.; – Më datë 19.09.2022, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektronike, në një subjekt tregtar; – Më datë 04.10.2022, dyshohet se ka vjedhur disa produkte, në një subjekt tregtar. Gjatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte në momentin e ndalimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë të ftohta (thika). Vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore, të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas”, njofton policia.

Mësohet se, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH