Aktualitet

Emri/ Arrestohet në Kosovë bashkëpunëtori në vrasjen e Briken Sanajt, pranga edhe personit që e strehonte

Shkruar nga Liberale
Emri/ Arrestohet në Kosovë bashkëpunëtori në vrasjen e

Është arrestuar disa muaj pas ngjarjes, bashkëautori i vrasjes së Briken Sanajt. Bëhet me dije, se Gjelosh Krasniqi është vënë në pranga nga Policia e Kosovës, në Pejë.

Së bashku me të, është arrestuar edhe një tjetër person i cili e strehonte.

Për Gjelosh Krasniqin, Prokuroria e Pejës do kërkojë arrest me burg dhe do kryhen procedurat me ministrinë e Drejtësisë për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Briken Sanaj u vra në tetor të vitit të kaluar në Tiranë nga Vladimir Kola, i cili dyshohet se u ndihmua nga Gjelosh Krasniqi dhe Kened Antoni.

Vrasja ndodhi për shkak të një konflikti të para 10 viteve mes dy familjeve të viktimës dhe autorëve.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH