Aktualitet

Emri/ Arrestohet 47-vjeçari në Pogradec, pritet të ekstradohet drejt Italisë

Shkruar nga Liberale
Emri/ Arrestohet 47-vjeçari në Pogradec, pritet të ekstradohet

Policia e Pogradecit në bashkëpunim me strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Interpol Tirana kanë arrestuar 47 vjeçarin Taulant Agushi, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Gjykata e Torinos në Itali e ka dënuar 47-vjeçarin me 9 vite e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Agimi”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Interpol Tirana. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 47-vjeçar i dënuar me 9 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve””, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa më tej theksohet se, “në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, nga strukturat e lartpërmendura, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Agimi”. Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Taulant Agushi, 47 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec. Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian”.

Mësohet se, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /Liberale.al

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH