Aktualitet

Emri/ Arrestohet 36-vjeçari që ishte i shpallur në kërkim

               Publikuar në : 09:18 - 21/05/19 V Liberale

Një person që ishte shpallur në kërkim është arrestua nga policia. Mësohet se Marjo Zeqiri akuzohet për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Njoftim i policisë:

Ne vijim te operacioni policor i koduar “Vol-Vo 4”, eshte vene ne pranga nje person qe ishte i shpallur ne kerkim.

Mesohet se specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e posaçme Operacionale në DVP Durrës, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim më datë 22.10.2018, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vol-Vo 4” dhe konkretisht shtetasin M.Z 36 vjeç, banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës.

Mesohet se ky shtetas ishte ne kerkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22.10.2018 ,ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme. /Gazeta Liberale

(Visited 4 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *