Aktualitet

Emri/Arrestohet 33-vjeçari me precedentë kriminalë në Elbasan (Video)

Shkruar nga Liberale
Emri/Arrestohet 33-vjeçari me precedentë kriminalë në

Policia e Elbasanit ka sekuestuar një arsenal armësh dhe ka arrestuar një 33-vjeçar me precedentë penalë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ervis Daka. 33 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konkretisht: një kallashnikov, dy pistoleta (njëra prej tyre me silenciator ), 170 fishekë dhe një jelek antiplumb.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy telefona celularë.

"Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.", njofton policia. /Gazeta Liberale

https://www.youtube.com/watch?v=IjubghwvO8M&feature=youtu.be

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH