Aktualitet

Foto/ 8 persona dhunojnë pronarin e një lokali në Pogradec

Shkruar nga Liberale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dunicë të Pogradecit. Tetë persona kanë dhunuar një 40-vjeçar në lokalin e tij.

Mësohet se 8 personat dhunuan Erjon Collakun, pasi kishin pirë alkool në lokalin e tij.

Ai është transportuar në spital, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se ka marrë dëmtime në të gjithë trupin.

40-vjeçari pasi ka denoncuar rastin në policinë lokale, ku ka deklaruar se nuk i njihte dhunuesit, duke mohuar të ketë pasur konflikte. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH