Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Berat. Policia bën me dije se rreth orës 13:40, një 50-vjeçar është hedhur nga kati i pestë i një pallati.
Sipas dyshimeve të para, viktima Ali Rama i ka dhënë fund jetës në gjendje të rënduar psikologjike.
"Rreth orës 13:40 në lagjen “Jani Vruho”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i pestë i një pallati, shtetasi Ali Rama, 50 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën. Nga deklarimet e familjarëve shtetasi A.R, prej disa kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor", thuhet në njoftimin e uniformave blu.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.