Aktualitet

Emri/ 29-vjeçari kapet me kamionin plot me drogë afër Janinës

Shkruar nga Liberale
Emri/ 29-vjeçari kapet me kamionin plot me drogë afër

Një operacion i finalizuar mëngjesin e sotëm nga policia greke ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë.

Shqiptarët, drejtues të dy kamionëve janë ndaluar nga policia për kontroll në aksin Kakavijë-Janinë, në vendin e quajtur Kranulas dhe u është sekuestruar në njërin prej mjeteve 115 kilogramë marijuanë.

Mësohet se një nga shqiptarët e arrestuar është Spiro Dukoli, 29-vjeç dhe drejtonte kamionin me targa AA328ET.

Marijuana e sekuestruar ishte paketuar në 24 pako dhe ishte futur në pesë çanta të zeza. Po ashtu atyre iu gjetën dhe sekuestruan edhe katër telefona celularë dhe 1500 euro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH