Aktualitet

Emrat/ Zgjidhen anëtarët e rinj të KED, ja kush u hoq nga lista

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Zgjidhen anëtarët e rinj të KED, ja kush u hoq nga lista

Arjan Balliu, Arben Vrioni (të shkarkuar), Aleks Nikolli dhe Skënder Damini (nën hetim) janë katër gjyqtarët që mbeten jashtë shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Po ashtu mes tyre është edhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi.

Ndërsa nga hedhja e goglave u zgjodhën anëtare të reja të KED nga kandidatët e Gjykatës Kushtetuese Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha.

Ndërkohë Marsida Xheferllari u zgjodh anëtare zëvendësuese në KED që përfaqëson Gjykatën Kushtetuese.

Ardian Dvorani është i zgjedhur automatikisht si kandidati i vetëm i Gjykatës së lartë.

Arta Marku u zgjodh anëtare e KED nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa Bilbil Mete anëtar zëvendësues po nga Prokuroria e Përgjithshme.

Shorti po mbahet në ambientet e Presidencës dhe po transmetohet Live në televizion./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH