Aktualitet

EMRAT/ Vriten babë e bir, në Dukagjin

Shkruar nga Liberale
EMRAT/ Vriten babë e bir, në Dukagjin

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në zonën e Dukagjinit.

Babë e bir janë ekzekutuar me armë zjarri. Viktimat janë Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bruçaj të Njësisë Administrative Pult.

Sipas informacioneve, bëhet e ditur se Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra kanë shkuar sot për të parë shtëpinë të cilën ua kishin djegur mbrëmjen e së mërkurës persona të paidentifikuar.

Teksa shkuan sot për të parë banesën e djegur, ata u qëlluan me armë zjarri nga persona të panjohur. Gjokë dhe Eduart Gurra humbën jetën në vend.

Policia e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa është e paqartë përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH