Aktualitet

Emrat/ Vodhën kasafortën e një biznesi privat, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Vodhën kasafortën e një biznesi privat, arrestohen dy

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen se vodhën kasafortën e një biznesi si dhe sende të tjera.

Në kudër të operacionit të koduar “Liqeni”, pas hekurave përfunduan shtetasit Leart Sinaj dhe Besnik Muçaj si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi me inicialet A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë.

"Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2023, kanë vjedhur në një subjekt privat për tregtimin e pijeve alkoolike, një kasafortë, një aparat celular dhe dy njësi qendrore.

Më pas, ata e kanë hedhur kasafortën e vjedhur, në liqenin artificial të Tiranës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur, aparati celular i vjedhur dhe mjete (çekiç, levë) me të cilat autorët e dyshuar kanë realizuar vjedhjen. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. D. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj vjedhjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH