Sport

Dëmtimi në ndeshjen kundër Uruguajt, Neymar humb sezonin

Shkruar nga Liberale
Dëmtimi në ndeshjen kundër Uruguajt, Neymar humb sezonin

Dëmtimi kundër Uruguaj i ka kushtuar shtrenjtë brazilianit Neymar.

Sulmuesi brazilian mbyll në infermieri sezonin aktual, pasi lëndimi në gju ka nevojë për t’u operuar. 31-vjeçari pësoi këputje të ligamenteve dhe për rikuperimin e tij kërkohen të paktën nga 6 deri në 7 muaj.

Neymar nënshkroi për skuadrën e Arabisë Saudite Al-Hilal në gusht.

Pas dëmtimit të fundit, ai u largua nga fusha në barelë. Dëmtim që i kushton edhe FIFA-s, pasi një vit jashtë fushave në ndeshjet ndërkombëtare vlen rreth 7.5 milionë Euro për arkat e saj. Karriera e Neymar ka qenë tepër e vështirë e ndikuar shumë nga dëmtimet. Në Kupën e Botës 2014, ai pësoi një dëmtim në shpinë në fitoren e çerekfinales ndaj Kolumbisë, duke mos e lejuar të jetë në fushë në humbjen 7-1 nga Gjermania.

Në Rusi 2018, lëndimet përsëri penguan ëndrrën e tij për të fituar Kupën e Botës. Edhe në fillim të këtij viti, ai iu nënshtrua një operacioni në kyçin e këmbës së djathtë që kërkoi pesë muaj rikuperim, përpara se të largohej nga PSG për të nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me Al-Hilal.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH