Aktualitet

Emrat/ U kapën me armë pa leje në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Lezhë

Shkruar nga Liberale
Emrat/ U kapën me armë pa leje në makinë, arrestohen dy

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Hidden”, në kuadër të mbajtjes së armëve të zjarrit pa leje.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë 2 persona, Darling Gjoni 25 vjeç dhe Amarildo Ndreca 29 vjeç.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, arma e zjarrit pistoletë, fenelinat, dylbitë dhe aparate celulare.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hidden”.

Iu gjetën të fshehura armë zjarri, fenelina dhe dylbi, në automjetin me të cilin qarkullonin, vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të armëmbajtjes pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hidden”.

Gjatë operacionit, në qytet Lezhë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Dodge”, me drejtues shtetasin D. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. N. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me 5 fishekë në të, fenelina dhe dylbi.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Gj., 25 vjeç dhe A. N., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Tale, Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionet” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Gjithashtu, në cilësinë e proves materiale u sekuestruan automjeti, arma e zjarrit pistoletë, fenelinat, dylbitë dhe aparate celulare. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH