Sport

Emrat/ Tifozët e Vllaznisë dhe Tiranës pas përleshjeve, 8 të arrestuar dhe 106 në hetim

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Tifozët e Vllaznisë dhe Tiranës pas përleshjeve, 8

Policia ka arrestuar 8 tifozë dhe ka nisur hetimet dhe për 106 prej tyre, pas sherrit mes tifozëve të Vllaznisë dhe Tiranës, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën e Kombit në një pikë karburanti në Rreps të Mirditës.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe proceduriale nga ana e policisë janë identifikuar përmes pamjeve filmike dhe arrestuar shtetasit: Klejvi Artur Xeka, 20 vjeç, Klejdi Adnand Zyka, 18 vjeç, Renato Mentor Markgjoni, 18 vjeç, Ismail Shkelqim Asllani, 18 vjeç, Klodian Ramiz Dumi, 38 vjeç, Rakip Agron Lala, 18 vjeç, Fabjon Pllumb Kurti, 18 vjeç dhe Frensi Shpetim Shehi 20 vjeç.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë nga të dy ekipet e futbollit, 20 tifozë.

Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë Lezhë, 106 tifozë nga të dy ekipet e futbollit.

Materialet në lidhje me këtë ngjarje në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë Lezhe, për veprat penale të “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Shkatërrim prone”, në bashkëpunim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH