Aktualitet

Emrat/ Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, arrestohet një person, dy të tjerë shpallen në kërkim

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, arrestohet

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e djeshme në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.

Mësohet se, Policia e Shkodrës ka arrestuar David Kiri, vëllai i të cilit u konfliktua mbrëmjen e kaluar me shtetasin Kristian Fermosi, ndërsa këtë të dy janë shpallur në kërkim.

Sipas News 24, fillimisht shtetasit Kristian Fermosi dhe Ardjan Kiri kanë debatuar dhe më pas janë konfliktuar me njërin-tjetrin.

Ndërsa janë ende të paqarta arsyet e konfliktit mes tyre. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH