Aktualitet

Emrat/ Shisnin fara kanabisi, arrestohen dy persona në Shkodër

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Shisnin fara kanabisi, arrestohen dy persona në Shkodër

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Gruda” duke goditur një rast të tentativës për shitje të farave të kanabisit. Policia ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar rreth 4000 fara cannabis sativa dhe 140 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Nga strukturat e Seksionit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirë organizuar, u bë i mundur finalizimi i operacionit “Gruda”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Juljan Muhja, 43 vjeç dhe Kolë Kësolla, 25 vjeç, të dy banues në fshatin Grude e Re, Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, në ambientet e një lokali në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese me fara të bimës cannabis sativa dhe një qese me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Kolë Kësolla, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese me lëndë cannabis sativa dhe një sasi farash të bimës cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar në total rreth 4000 fara cannabis sativa dhe 140 doza lëndë narkotike cannabis sativa.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet lidhjeve të tyre jashtë vendit, kishin siguruar 4000 fara të bimës narkotike cannabis sativa, të cilat do t’i shisnin kundrejt pagesës 16.000 euro.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH