Aktualitet

Emrat/ Plas arma pas sherrit, plagoset një person në Tiranë, arrestohet autori

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Plas arma pas sherrit, plagoset një person në Tiranë,

Një person është plagosur mesditën e sotme në Tiranë pas një konflikti për motive të dobëta. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në Tufinë, Tiranë.

I plagosuri nga kjo ngjarje mbeti Denis Kuka, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetë pasi plumbi e ka prekur në këmbë. Në pranga ka përfunduar autori i plagosjes, Robert Doka.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në Tufinë, Robert Doka 42 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte plagosur në këmbë, me armë zjarri, Denis Kukën, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe shoqëruar në komisariat, Robert Dokën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas. Denis Kuka aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH