Aktualitet

Emrat/ OFL, tre ish-të dënuarve në Vlorë e Fier: Deklaroni pasurinë!

Shkruar nga Liberale
Emrat/ OFL, tre ish-të dënuarve në Vlorë e Fier: Deklaroni

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë 3 ish-të dënuarve për vepra të rënda kriminale.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Aleksandër Llanaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasje kundër dy ose më shumë personave”;

-Vladimir Çilotaj, banues në Fier, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe fabrikim i lëndëve narkotike dhe psikotrope”;

-Shpëtim Çilotaj, banues në Fier, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”;

Njoftimi i OFL:

Operacioni Forca e Ligjit në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020 i ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë 3 ish-të dënuarve për vepra të rënda kriminale.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Aleksandër Llanaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasje kundër dy ose më shumë personave”;

-Vladimir Çilotaj, banues në Fier, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe fabrikim i lëndëve narkotike dhe psikotrope”;

-Shpëtim Çilotaj, banues në Fier, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH