Aktualitet

Emrat/ Ndryshime në Policinë e Shteti, rikthehet Ardian Çipa, ikën Rebani Japuni

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Ndryshime në Policinë e Shteti, rikthehet Ardian Çipa,

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka njoftuar këtë mesditë ndryshimet në polici, që prekin thuajse të gjitha drejtoritë në rrethe.

Kështu, sipas kryepolicit, Ardian Çipa rikthehet në polici, përkatësisht në postin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, ndërsa Policia e Tiranës do të drejtohet nga Lorenc Paganika, duke zëvendësuar në këtë post Rebani Japuin.

Ky i fundit do të drejtojë një tjetër sektor në Policinë e Shtetit, atë të Departamentit për Siguri publike.

Lorenc Paganika në Tiranë

Hamdi Fjora në Shkodër

Gentian Berberi në Vlorë

Ardian Çipa në Elbasan

Alfred Çepe në Fier

Gjovalin Loka në Korçë

Neritan Allbati në Durrës

Rebani Jaupi drejtor i departamentit për Siguri publike

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH