Aktualitet

Emrat/ Lihen në burg dy të rinjtë shqiptarë që u arrestuan për drogë në Britaninë e Madhe

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Lihen në burg dy të rinjtë shqiptarë që u

Dy shqiptarë u kapën dje në një ‘shtëpi bari’ në Angli. Bëhet fjalë për Landi Ruçin, 32 vjeç dhe Elidon Hodajn, 27 vjeç, të cilët akuzohen për prodhimin e drogës në Bangor.

Të pandehurit, të dy pa adresë fikse, folën para gjykatës britanike vetëm për të konfirmuar detajet e tyre përmes një përkthyesi shqip.

Ata akuzohen për prodhimin e një sasie të madhe kanabisi, një drogë e kontrolluar e klasit B, në Bangor.

Prokurori kërkoi ‘arrest me burg’ për Ruçin dhe Hodajn, ndërsa shtoi se nuk kishte asnjë kërkesë për lirimin e tyre me kusht.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH