Aktualitet

Emrat/ Lëvizje në Polici, ndryshohen drejtuesit në katër qytete

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Lëvizje në Polici, ndryshohen drejtuesit në katër

Ndryshime të tjera kanë ndodhur në Policinë e Shtetit. Pas ndryshimeve të fundit në Policinë e Durrësit, me firmën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu janë bërë ndryshime në Policinë e Shkodrës, Beratit dhe Mirditës.

Shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër, Lorenc Meta është emëruar Zëvendës drejtor për hetimin e krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Skënder Hita, që ishte zëvendës drejtor në Shkodër është bërë zëvendës drejtor në Gjirokastër.

Ilir Dedja është emëruar shef i Komisariatit në Shkodër.

Alfred Cenaj është vendosur shef i komisariatit Berat. Më parë Cenaj mbante detyrën e shefit të komisariatit të Mirditës.

Në krye të komisariatit të Mirditës është vendosur Naim Lala.

Ndërsa Ermal Lulaj është emëruar Shef Komisariati në Skrapar./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH