Aktualitet

Emrat/ Kush janë dy vëllezërit që u ekzekutuan sot në Durrës

               Publikuar në : 17:54 - 27/04/20 liberale

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Durrës ku mbetën dy vëllezër. Viktimat janë Besmir Haxhija dhe vëllai i tij, Viktor Haxhija, banues në Spitallë.

Vëllezërit ishin duke udhëtuar mr një makinë me targa AA716ZZ, kur persona të paidentifikuar u kanë zënë pritë. Kanë qenë banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë lajmëruar policinë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 te tregu i makinave në Shenavlash, te zona e Nishtullës.

Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe Forcat Speciale kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin dhe Durrësi është “blinduar”. Në vendngjarje ka shkuar edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu./Gazeta Liberale

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back