Aktualitet

Emrat/Kush janë 3 të dënuarit e arratisur, INTERPOL i kthen në Tiranë

               Publikuar në : 12:46 - 02/07/20 liberale

Interpol Tirana bashkë me homologët kanë vijuar operacionet e përbashkëta për kapjen dhe ekstradimin e personave që i shmangen përballjes me organet e drejtësisë dhe vuajtjes së dënimeve.

Sipas Interpol, u bë i mundur ekstradimi nga Greqia dhe Italia i tre shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësisë shqiptare.

Bëhet fjalë për Altin Gjergji, 37 vjeç, Renato Rama, 26 vjeç si dhe Ergys Rexha, 31 vjeç.

Njoftimi i INTERPOL:

Vijojnë operacionet e përbashkëta mes Interpol Tirana dhe homologëve, për kapjen dhe ekstradimin e personave që i shmangen përballjes me organet e drejtësisë dhe vuajtjes së dënimeve.

Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me homologët, u bë i mundur ekstradimi nga Greqia dhe Italia i tre shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësisë shqiptare.

U ekstradua nga Greqia shtetasi Altin Gjergji, 37 vjeç, banues në Pukë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me 6 vjet e 6 muaj burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

U ekstradua nga Greqia shtetasi Renato Rama, 26 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

U ekstradua nga Italia shtetasi Ergys Rexha, 31 vjeç, banues në Peqin, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”. /Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back