Aktualitet

Emrat/ Kush janë 2 të arrestuarit, anëtarë të grupit kriminal

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Kush janë 2 të arrestuarit, anëtarë të grupit

Klevis Çela dhe Shpat Zeqo janë dy të arrestuarit në Fier gjatë operacionit ndëkombëtar mes Shqipërisë dhe Italisë i titulluar ‘"Car Sharing’’.

Të dy të arrestuarit janë nga Karbunara i Lushnjes.

"Si rezultat, në Fier u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

K. Ç., 34 vjeç, banues në Karbunare/Lushnjë, person me precedent të mëparshëm penal;

Sh. Z., 35 vjeç, banues në Lushnjë;", njoftoi policia.

Operacioni në Shqipëri është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, i drejtuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, me pjesmarrjen e Interpol Tirana dhe Drejtorisë Vendore Fier, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse Italiane të atashuar në vendin tonë (INTERFORCA). /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH