Mëngjesin e sotëm në Katania të Italisë policia ka kapur dy trafikantë shqiptarë të drogës.
Grupit i janë sekuestruar rreth 70 kilogramë marijuanë, ndërsa autorët janë Beshir Doraci 32 vjeç dhe Leonard Xhafa 28 vjeç.
“Forcat e rendit ushtruan një kontroll “të fortë” policor që bëri të mundur identifikimin e shqiptarit Beshir Doraci, i cili mbërriti në portin e Messinës me tragetin e linjës nga Kalabria e me automjetin e tij tip BMV”, shkruajnë mediat italiane./ Gazeta Liberale