Aktualitet

Emrat/ Grushte me avokatin në sallën e gjyqit, 2 persona përfundojnë në spital, 1 në polici

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Grushte me avokatin në sallën e gjyqit, 2 persona

Gjykata e Fierit është kthyer për pak çaste në një arenë boksi. Kjo për shkak se dy persona janë konfliktuar me avokatin, për çështje që edne nuk bëhen të ditura.

Sipas policisë së Fierit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 të kësaj të enjte. Në konflikt janë përfshirë Jovan Vasili 70 vjeç dhe Ilir Vasili 32 vjeç, të cilët kanë goditur me grushte Erjon Syziun 37 vjeç me profesion avokat.

Nga ngjarja, avokati dhe i moshuari kanë përfunduar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa 32 vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë.

Grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH