Aktualitet

Emrat/ Gjykata jep masat e sigurisë për 20 punonjësit e Portit të Durrësit

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Gjykata jep masat e sigurisë për 20 punonjësit e Portit

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masat e sigurisë për 20 punonjësit e Portit të Durrësit, të cilët u arrestuan pasi kontejneri me banane u gjet i hapur përpara se të skanohej dhe mendohet se, ka pasur lëndë narkotike.

Mësohet se, 9 prej tyre u lanë në “arrest me burg” dhe për 11 të tjerët “detyrim paraqitje”.

Bëhet fjalë për shtetasit: Jurgen Gjeçi, Armand Murataj, Gentian Halili, Azgan Zeka, Skender Plaku, Adi Qevanaj, Kastriot Duçka, Mentor Dyrmishi, Klaudio Lala, Shpëtim Hajdin, Andra Xhevara, Adem Brasha, Veiz Kuçi, Rajd Bleta, Ali Bajrami, Gjergj Doraci, Shefqet Elezi, Profit Tola, Altin Mahmutaj, Nazmi Allgjata.

Kontejneri me banane kishte mbërritur në Portin e Durrësit në 8 korrik, por nuk ishte paraqitur njeri për të tërhequr sasinë e bananeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH