Aktualitet

Emrat/ Futen në kurth nga policia 2 autorët e shpërndarjes së drogës

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Futen në kurth nga policia 2 autorët e shpërndarjes

Policia e Dibrës ka rezultuar me sukses operacionin i koduar “Ulëza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Për një periudhë 6 mujore investigimesh ata kanë arritur të zbulojnë emrat dhe  janë gjetur lëndë narkotike.

Autorët janë Roland dhe Nikolin Tusha, lidhje familjare me njëri-tjetrin ndërsa një person i tretë është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

“Pazari” është finalizuar, pasi dy autorët  dhe kunati i tyre mbaheshin në përgjime prej disa muajsh.

Policia kishte informacion të sigurt se ata merreshin me kultivimin e bimëve narkotike dhe për këtë arsye një prej efektivëve ka luajtur rolin e trafikantit, duke i kërkuar kanabis.

Ata janë kapur në flagrancë ndërsa po shkëmbenin paratë e fituara. Në përfundim të operacionit policor “Ulëza”, u bë i mundur arrestimi i Roland Tushës, 32 vjeç dhe Nikolin Tushës, 33 vjeç, ndërsa kunati i tyre, E. Ll, 29 vjeç, është shpallur në kërkim./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH