Aktualitet

Emrat e rinj që futen në Qeveri

Shkruar nga Liberale
Emrat e rinj që futen në Qeveri

Këshilli i Ministrave ka emëruar sot dy zëvendës ministrat e rinj të ministrisë së Drejtësisë. Klajd Karameta dhe Adea Pirdeni kanë marrë postin si zëvendësit e Etilda Gjonajt te Drejtësia.

Pirdeni e Karameta, janë prezantuar në mbledhjen e sotme të qeverisë. Ata zëvendësojnë në këtë detyrë Toni Gogën, ish-zv.ministër i larguar prej kohësh nga ky post, dhe Fjoralba Cakën, e cila dha dorëheqjen në muajin korrik 2020.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH