Aktualitet

Emrat/ Dy shqiptarët përdhunojnë 29-vjeçaren në Skoci

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Dy shqiptarët përdhunojnë 29-vjeçaren në Skoci

Një gjykatë në Skoci gjeti fajtor për përdhunimin e një 29 vjeçareje dy emigrantë ilegal shqiptarë. Sipas medias skoceze, ata janë Griselt Maranaku, 33 vjec dhe Elton Baga, 32 vjec. Baga njihej edhe me një tjetër emër Leo Baga.

Gjykatës High Court në Glasgow tha se dy shqiptarët me forcë ia hoqën rrobat viktimës, duke i përdredhur duart, dhe e përdhunuan.

Ky krim ndodhi më 9 Janar 2019. Maranaku tha në procesin gjyqësor se pati marrëdhënie seksuale me dëshirën e 29 vjeçares. Ndërsa i akuzuari tjetër Elton Baga, duke u mbrojtur në gjyq tha se viktima i kishte ftuar për seks treshe.

Të dy ata i mohuan akuzat por u gjetën fajtor nga juria. Gjykatësi Sean Murphy QC i vendosi emrat e dy shqiptarëve në regjistrin e krimeve seksuale dhe tha se masën e dënimit do ta jepte gjatë këtij muaji.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH