Aktualitet

Emrat/ Detaje nga mashtrimi me Call Center, ja cilët janë 9 të arrestuarit

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Detaje nga mashtrimi me Call Center, ja cilët janë 9 të

Operacioni i përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve italiane, për mashtirmin nëpëmjet call center-ave kanë vënë nën hetim 14 persona, prej të cilëve 5 janë vënë në pranga, 4 po procedohen në gjendje të lirë dhe pesë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia ka publikuar emrat e personave të përfshirë në mashtrim. Kështu, sipas vendimeve të dhënë nga gjykata, mbeten në burg shtetasit: Hamit Dobi, Erion Kastrati, Aldo Pasku, Gjin Shelnishta dhe Mojsi Zuna.

Në arrest shtëpie janë: Greta Gjoci, Olta Toci, Rezarta Ibrahimi dhe Silvana Veliu. Nga 5 personat e shpallur në kërkim, dy prej tyre rezultojnë se kanë dalë nga Shqipëria. Njëri ka dalë 3 ditë para se të kryhej ky operacion, ndërsa një tjetër dy ditë pasi u realizua një tjetër operacion që goditi një call center në tetor të 2022.

Policia ka kontrolluar gjithashtu 12 banesa dhe janë sekuestruar pajisje të ndryshme kompjuterike.

“Në kuadër të këtij procedimi janë kontrolluar 12 banesa dhe janë sekuestruar pajisje të ndryshme kompjuterike (telefona, laptopë, USB dhe pajisje për prodhimin e Bitcoin), të cilat kanë kaluar për ekspertim kompjuterik në laboratorin pranë Sektorit të Ekzaminimeve Kompjuterike në Prokurorinë e Posaçme”, njoftoi policia.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH