Aktualitet

Emrat/ Babai vret ish-dhëndrin, vjen reagimi i Policisë

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Babai vret ish-dhëndrin, vjen reagimi i Policisë

Policia ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen mesditën e sotme në Tiranë, ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në familje. Në konflikt është përfshirë Mexhit Picari, i cili ka qëlluar me armë për vdekje ish-dhëndrin e tij, shtetasin Kudret Saliaj që ishte ne proces divorci me gruan e tij dhe sot ishte seanca e radhës, por qe nuk u zhvillua.

I plagosur ka mbetur edhe ish-prokurori Adriatik Cama, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Cama ka qenë i rastësishëm në lokalin ku ndodhi krimi.

“Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P”, thotë policia.

Nga policia janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH