Aktualitet

Emrat/ Arrestohet kryeplaku i fshatit dhe 36-vjeçari, kultivonin kanabis në Vaun e Dejës

Shkruar nga Liberale

Kryeplaku i fshatit Palaj në Vaun e Dejës, Prek Merkushi, ka rënë në prangat e policisë, pasi në bashkëpunim me 36-vjeçarin Nard Kodra, kultivonin kanabis sativa. Mësohet se janë asgjëssuar 203 bimë të dyshuara narkotike që u gjetën të kultivuara.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi 34 vjeç, për moskallëzim krimi.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Palaj”, për goditjen një rasti të kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen 203 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Palaj. Vihen në pranga kryetar i fshatit Palaj dhe një shtetas tjetër që dyshohet se kanë kultivuar bimët narkotike që u gjetën në këtë fshat. Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Palaj”, për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Palaj, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara 203 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasit: 55 vjeç, kryetar i fshatit Palaj dhe 36 vjeç.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi 34 vjeç, për moskallëzim krimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH