Aktualitet

Emrat/ Arrestohen tre të rinjtë në Fier, vidhnin celularë dhe rroba firmato

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Arrestohen tre të rinjtë në Fier, vidhnin celularë

Policia e Fierit ka prangosur disa persona në lagjen “8 shkurti” në Fier, pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në disa vjedhje.

Sipas Panorama, të arrestuarit janë Arteus Muhaj, Griseld Mandreja dhe Mikel Malaj.

Nga informacionet e para të raportuara, tre të rinjtë janë arrestuar në një banesë që e kishin marrë me qira. Policia po bën këqyrjen e banesës ku të rinjtë jetonin prej 4 vitesh.

Tre të arrestuarit dyshohet kanë grabitur celularë dhe rroba firmato në 5 dyqane.

[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1255968,1255969,1255970,1255971"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH