Aktualitet

Emra/ Futnin veshje dhe ilaçe kontrabandë nga Kosova, arrestohen 6 persona

Shkruar nga Liberale
Emra/ Futnin veshje dhe ilaçe kontrabandë nga Kosova, arrestohen 6

Policia ka goditur një grup që kryente kontrabandë mallrash. Në pranga kanë rënë 6 persona që bashkëpunonin për transportimin dhe tregtimin e këtyre mallrave si dhe janë sekuestruar mallra të ndryshme të kontrabanduara, një autobus dhe tre automjete.

Në operacionin e koduar “Free road”, u arrestuan shtetasit Edison Cani, Altin Metani, Dorjan Zguro, Zaljon Braho, Erand Lami dhe Shkëlqim Memeti. Ndërsa u proceduan penalisht 2 doganierë të pikës doganore Morinë, Kukës, për shpërdorim detyre.

Në rrugën “Jordan Misja”, në një parking, shërbimet e Policisë kanë konstatuar autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë dhe shtetasit Altin Metani, Dorjan Zguro dhe Shkëlqim Memeti, të cilët do të merrnin mallrat e dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, nga dogana e Morinës.

Gjatë kontrollit të autobusit, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të tjera, pa pullë fiskale, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që i kanë porositur.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme të dyshuara të futura kontrabandë (veshje, medikamente mjekësore), autobusi dhe tre automjete.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH