Showbiz

Emocionuese/ Pas përfundimit të PriFest, Dua Lipa kujton Vjosa Berishën

Shkruar nga Liberale

Mbrëmjen e së dielës, u zhvillua nata e fundit e edicionit të 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit -PriFest ku i'u dedikua regjisores Vjosa Berisha, e cila ndërroi jetë më 23 qershor të këtij viti.

Pas përfundoi Festivali ka qenë pikërisht djali i saj, Lekë Berisha, i cili ka bërë një postim falënderues në rrjete sociale.

“Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen dhe fjalët e mira që i dhatë këtë javë për Vjosën. Faleminderit shumë krejt stafit dhe vullnetarëve të PriFest për punën e palodhshme.

Na keni lehtësuar sadopak dhimbjen e papërshkrueshme që po e ndjejmë në mungesë të saj. Falënderim i veçantë dhe respekt pafund për ty Dadush Fatos Berisha që ke arritur të organizosh kaq mirë këtë edicion përkundër krejt vështirësive. Ota është shumë krenare me ty. Ju dua më së shumti”, ka shkruar ai.

Këtë postim e ka shpërndarë në InstaStory edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

“Ota, PriFest. ForHer”, ka shkruar ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH