Showbiz

Emily Ratajkowski ka diçka për të thënë për ju që keni kaluar një divorc para të 30-ave

Shkruar nga Liberale
Emily Ratajkowski ka diçka për të thënë për ju

Emily Ratajkowski ka dhënë disa mendime intime për një temë delikate, si divorci, duke u referuar tek eksperienca e saj personale.

“Duket se shumë zonja po divorcohen para se të mbushin 30 vjeç. Si dikush që u martua në moshën 26 vjeç, u nda për pak më shumë se një vit, [tani] unë jam 32. Më duhet të të them, nuk mendoj se ka ndonjë gjë më të mirë.”

Ndërsa divorci ka konotacione negative, Emily e shikon statusin si një gotë gjysmë plot dhe jo gjysmë bosh.

Ajo vazhdoi:

“Nuk ka asgjë më të mirë se të qenit në të 30-at; je ende shumë e bukur, e freskët, ke krijuar pavarësi, e ke zbuluar se çfarë do të bësh me jetën tënde. Kur provon se martesa nuk është për ty, ende ke gjithë jetën përpara.”

Mendimet e Emily-t hedhin një vështrim më të afërt se çfarë të mire mund të sjellë divorci se sa të fokusohet në pasojat e tij.

Ajo e përshkroi videon, duke thënë: “Për ata që ndjehen të stresuar për divorcin, është gjë e mirë! Urime!”.

Sfera e të famshmëve që janë divorcuar këtë vit ka qenë mjaft e gjerë , duke përfshirë Reese Witherspoon dhe Britney Spears.

Së fundmi, ishte kjo javë kur Sophie Turner, 27 vjeç dhe Joe Jonas, 34, njoftuan ndarjen e tyre pas katër vitesh martesë. Muaj më parë, Ariana Grande, 30 vjeç dhe Dalton Gomez, 28, u ndanë gjithashtu pas dy vitesh martesë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH