Aktualitet

Emiljano Shullazi në paraburgim, OFL i kërkon të deklarojë pasurinë

Shkruar nga Liberale

OFL i ka dërguar sot formularin për deklarimin e burimit të pasurisë dy personazheve të njohur në Tiranë. Mësohet se ata janë Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali.

Ndaj Emiljano Shullazit rëndojnë mjaft akuza dhe grupi i tij është duke u gjykuar. Ai u dënua në vitin 2018 me 14 vite burg me disa akuza, siç janë krijimi i grupit të strukturuar kriminal si edhe gjobvënie, ndërsa çështja tani ka kaluar në apel.

Ndërkohë, Gjergj Cukali është një personazh mjaft i njohur në botën e krimit. Në vitin 2004, ai ka qenë i akuzuar për pengmarrje.

[caption id="attachment_1123107" align="alignnone" width="1100"] Gjergj Cukali[/caption]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH