Aktualitet

Emigrantët kthehen në vendet ku jetojnë, fluks nëpër dogana

Shkruar nga Liberale
Emigrantët kthehen në vendet ku jetojnë, fluks nëpër

Festimeve po u vjen fundi dhe emigrantët po kthehen në vendet e Europës, ku jetojnë dhe punojnë. Por kjo ka shkaktuar fluks të rënduar në zonat kufitare që në orët e para të mëngjesit.

10 mijë persona me 5 mijë automjete kanë hyrë nga dogana e Morinës në Shqipëri në 48 orët e fundit. Për të shmangur radhët e gjata është vepruar me procedura të përshpejtuara.

E njëjtë situatë duket edhe në doganën e Kapshticës ku ditën e djeshme kanë hyrë 3125 persona dhe kanë dalë 5274 të tjerë.

Po kështu edhe në doganën e Qafë-Thanës kanë hyrë 3210 persona dhe kanë dalë 3138 te tjerë.

Ndërkohë në Kakavijë në 7 orë janë larguar drejt Greqisë 3120 persona me 7 autobuzë.

Ndërsa në Shqipëri kanë ardhur 890 persona me 8 autobuzë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH