Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Shkruar nga Liberale
Emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Është emëruar drejtori i ri i Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Ardi Veliut, një ditë më parë, përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, ku theksonte se do të largohej nga detyra për t’iu përkushtuar më shumë familjes.

Mësohet se Ardi Veliu është zëvendësuar zyrtarisht nga Gledis Nano, i cili ka 20 vite eksperiencë në Policinë e Shtetit.

Së fundi, Gledis Nano ka mbajtur detyrën e drejtorit të Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH