Aktualitet

“Emërime elektorale”, kallëzohen në prokurori OSHEE dhe Ujësjellësi

Shkruar nga Liberale
“Emërime elektorale”, kallëzohen në prokurori OSHEE

Dy avokatë në Vlorë kanë dorëzuar në prokurori një kallëzim penal ndaj drejtuesve të OSHEE dhe ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve në këtë qytet.

Kallëzimi hedh dyshime dhe jep prova sipas avokatëve për emërime për qëllime elektorale në këto dy ndërmarrje lokale.

Sipas tyre në dy muajt e fundit, janë emëruar shumë persona në OSHEE dhe ujësjellës-kanalizime dhe për këtë arsye këto dy ndërmarrje kanë rritur taksat dhe faturimet për qytetarët

“Këto muajt e fundit kemi rene në dijeni se këto institucione kane ngritur tarifat dhe kanë punësuar pafund, për qëllime elektorale. Të shkohet në bankat e nivelit të dytë dhe natyrisht aty do dalin edhe pagesat, dhe me të vepra penale që po denoncojmë”, deklaron Kujtim Cakrani, një nga avokatët.

Sipas autoreve të këtij kallëzimi, denoncimi vjen si qytetarë dhe si detyrim ligjor për të denoncuar çdo vepër penale që konstatohet se kryhet në dëm te interesave publike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH