Globi

EMA miraton kurën që përdori Donald Trump për Coivid-19

Shkruar nga Liberale
EMA miraton kurën që përdori Donald Trump për Coivid-19

Agjencia Evropiane e Barnave, EMA njoftoi sot se një kombinim i ilaçeve të antitrupave i zhvilluar nga “Regeneron Pharmaceuticals” mund të përdoret për të trajtuar pacientë me Covid-19, të cilët nuk kanë nevojë për oksigjen, por janë në rrezik për komplikacione të rënda të sëmundjes.

Ky rekomandim tani mund të përdoret si udhëzues individualisht në vendet evropiane mbi përdorimin e mundshëm të kombinimit të “casirivimab” dhe “imdevimab” para se të licencohet, tha EMA.

“Për sa i përket sigurisë, shumica e efekteve anësore të raportuara ishin të lehta ose të moderuara, megjithatë reagimet në lidhje me infuzionin (përfshirë reagimet alergjike) janë parë dhe duhen monitoruar,” tha EMA.

Kokteji i antitrupave të Regeneron u autorizua për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara në nëntor dhe iu dha ish-presidentit të SHBA Donald Trump gjatë infeksionit të tij me Covid-19.

Regeneron tha të enjten, se një panel i pavarur zbuloi se trajtimi kishte “efikasitet të qartë klinik” në uljen e niveleve të shtrimit në spital dhe vdekjeve të pacientëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH